Skandali me përgjimet në zyrat e LSI-së/ Reagimi: “Kemi denoncuar në polici djalin e Lefter Kokës”

0
Image

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës ka reaguar sërish lidhur me pajisjet e përgjimit që u zbuluan afër zyrave të saj në Durrës. LSI shprehet se policia ka keqinformuar opinionin për incidentin me kandidaten Elona Guri duke mos dhënë detaje lidhur me skandalin e përgjimeve.

Reagimi i plotë i LSI-së në Durrës

“Duke marrë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:

Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit”.

Image
Artikulli i mëparshëmBasha takime me të rinjtë në Bllok/ “Dëshira për ndryshim, ndihet tek të gjithë”
Artikulli i radhësIndustria e naftës goditet rëndë nga kufizimet e reja të udhëtimit/ Bursa për datën 24 Mars 2021