Mbetet ende mister fati i punonjësit të një magazine në një qendër tregtare në Tiranë ku ra zjarr i fuqishëm pasditen e sotme.
Edhe pse prej orësh familjarët thonë se Arjan Sefa, 35 vjeç ka mbetur brenda, zjarrfikësit e mohojnë që në magazinën që ndodhet nën tokë të ketë njerëz.
Zjarri vijon të jetë aktiv edhe për shkak se në magazinë ka pasur këpucë dhe rroba të cilat kanë krijuar një tym të dendur.
Orët e fundit, punonjësit e zjarrfikësve kanë hapur vrima me qëllim daljen e tymit që vazhdon të jetë masiv.