Epidemiologu Alban Ylli ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë
Sipas tij një vit ende i vështirë, e pret Shqipërinë. “Risku ka qenë shumë i madh në Shqipëri gjatë dimrit, sot duket në përgjysmim, por nuk kemi dyshim që vjeshta do të risjellë qarkullim të ri. Do të na duhet shumë më tepër imunitet natyror dhe artificial falë vaksinave që ta kemi nën kontroll pandeminë, dhe më pas do flitet për pjesën endemike, dhe për vaksinimet periodike”.
Sipas tij, edhe pse në verë parashikohet një frenim, “ky ngelet viti i pandemisë, me këto ritme qarkullimi dhe vaksinimesh, por shpresojmë që gjysma e dytë të jetë më e lehtë se ajo e vitit të kaluar”, tha ai për A2.