Populli në karantinë, PS e Vlorës aheng me 200 të ftuar/ Kush po e përhap COVID në Shqipëri?

0
Vendi i izoluar, PS e Vlorës shtron aheng për 200 persona

Ndërkohë që i gjithë vendi është ndaluar që të lëvizë lirshë, dhjetëra socialistë janë mbledhur për darkë në një lokal në Vlorë pak përpara fillimit zyrtar të fushatës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për anëtarë të Vlorës apo nëse partia ka vendosur të organizojë një festë me anëtarë të partisë nga i gjithë vendi, por ngelet fakt që festa ka zgjatur dhe nuk është respektuar orari i kufizimit si për të gjithë vendin.

Ende nuk dihet nëse kanë qenë të pranishëm edhe emra të njohur të PS, por raportohet se në festë ishin të ftuar edhe humoristët e njohur, vëllezërit Veshaj dhe këngëtarja Maja.

Burimet thonë se personi që po mban fjalën në këtë aheng është drejtuesi i portit, Klevis Kaso.

Kujtojmë se vendi është izolur dhe universitetet si foleja e dijes janë mbyllur për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër mazhoranca i ka vazhduar takimet e saj, duke shpërfillur rregullat.

Artikulli i mëparshëmAstraZeneca konfirmohet si një nga vaksinat me efikasitetin më të lartë kundër Covid 19
Artikulli i radhësNë qendrën tregtare që u përfshi nga zjarri mendohet të jetë bllokuar dhe një 17-vjeçar