Çmimet e naftës bien ndërsa bllokimi i kanalit të Suez mund të zgjasë javë/ Bursa për datën 25 Mars 2021

0

Çmimet e naftës ranë të enjten ndërsa bllokimet e Covid-19 në Evropë dhe bllokimi i një anije të madhe kontejnerësh në Kanalin e Suezit për të tretën ditë sollën efektet e para pas rritjes se forte të së mërkurës

Pas një stuhie, anija e kontenjerve Ever Given, e cila është më e gjatë se Kulla Eiffel, u zhvendos të martën anash në kanal dhe mbetet ende bllokuar aty. Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes kanalit, duke përfshirë 1 milion fuçi naftë në ditë.

Gjashtëmbëdhjetë anije cistern transportuese që mbanin produkte të papërpunuara të naftës për shkak të tranzitit të kanalit tani përballen me vonesa, sipas Wood Mackenzie.

Nënpresidenti i Wood Mackenzie Ann-Louise Hittle vuri në dukje se inventarët e produkteve të papërpunuara dhe të rafinuara janë të larta në pellgun e Atlantikut, duke shtuar se vonesa disa ditore nga bllokimi i Kanalit të Suezit nuk duhet të kenë ndonjë ndikim të zgjatur.

“Pas rihapjes së kanalit, tregu i naftës së papërpunuar do të zhvendosë fokusin drejt takimit të 1 Prillit të OPEC + për të përcaktuar nivelet e prodhimit për majin,” shkroi ajo në një shënim.

Por vonesat mund të zgjasin më shumë se disa ditë.

Ekipi holandez i rikuperimit SMIT Salvage BV po punon për të zhvendosur anijen. Peter Berdowski, shefi ekzekutiv i ndërmarrjes mëmë të SMIT, i tha TV-ve Hollandeze se puna mund të zgjaste nga disa ditë në disa javë.

“Nuk mund ta përjashtoj që zhvendosja e anijes mund të zgjasë  edhe disa javë nëse anija është vërtet e ngecur keq dhe ne duhet të shkarkojmë gjithë ngarkesën për ta lëvizur”-tha ai.

Por edhe faktorë të tjerë ndikuan në uljen e fortë të çmimeve të naftës gjatë të enjtes. Evropa po përjeton valën e saj të tretë të bllokimeve të koronavirusit, megjithëse Gjermania sapo i prapësoi planet për një bllokim të forte gjatë Pashkëve.

Bursa për datën 25 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA590.50– 18.25
DIESEL477.50– 20.50


©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmShqipëria e nis mbarë, mposht Andorrën 0-1
Artikulli i radhësFevziu i kërkon të zhvillojë debat me Bashën/ Ja si i “dredhon” pyetjes Rama