Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu ka përjashtuar mundësinë e një debati publik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
‘Unë mendoj që Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që realisht janë udhëheqësit e asaj që quhet opozitë që janë Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Lulzim Basha është një kukull. Mendimi im është që nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati” – tha Rama në emisionin “Opinion”.