Spartak Ngjela trondit me deklaratën e tij/ Tregon çfare fshihet pas lëvizjes më të fundit të Ramës dhe zhvillimet që do tronditin politikën shqiptare

0
Spartak Ngjela del me deklaratën e fortë, nxjerr prapaskenat e

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka ngritur dyshimet mbiu udhëtimin e papritur të kryeministrit Rama drejt Turqisë. “Kjo atmosferë politike tregon që të gjithë janë të shqetësuar nga ardhja e Joe Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara. Kjo është thembra e Akilit; sepse shumë është trembur edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, në një kohë që shqiptatët po qetësohen në këto momente, se e shohin që luftën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton ambadadorja amerikane Yuri Kim. Dhe kjo grua e madhe  tani ka hyrë në historinë progresive të Shqipërisë, prandaj jemi të bindur kur themi se, forca e saj e vërtetë, ende nuk është ushtruar në shpëtimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i Ngjelës

Rama shkoi nga Parisi në Ankara, domethënë nga Makroni te Erdogani.

Pse kjo xhiro kaq e lodhshme?

Ku i dihet, ndoshta ia ka kërkuar Makroni, se ka hallin e votimeve që priten së afërmi në Francë, dhe Erdogani paska në Francë shumë personalitet te ekstrakomunitarët që janë me shtetësinë franceze.

Të shohim. Do t’ia bëjë dot këtë nder Rama Makronit?!

Sepse, atë që Makroni i kërkoi për të qenë ndërmjetës te Albin Kurti, për vijimin e negociatave me presidentin e Serbisë Vuçiç, Rama nuk e mori dot përsipër. Domethënë ai nuk e pranoi një skandal të tillë antishqiptar.

l.

Në statusin e asaj dite  kur Rama ishte nisur për të mbërritur në Paris, unë e theksova se Rama është thirrur nga Makroni që të ndihmojë Vuçiçin në lidhje me Kosovën. Dhe këtë e pohoi edhe Rama një ditë më pas, kur tha që Makroni i kërkoi të ndërmjetësonte në raportin diplomatik Kosovë – Serbi…

Kurse, po kjo e sotmja që ka lidhje me Erdoganin, çfarë është? Besoj që edhe kjo do të dalë kështu siç po them unë, sepse këto janë çështjet. 

ll.

Gjjthsesi, për të gjitha këto na duhet të themi se kjo atmosferë politike tregon që të gjithë janë të shqetësuar nga ardhja e Joe Biden-it si president i Shteteve të Bashkuara. Kjo është thembra e Akilit; sepse shumë është trembur edhe korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, në një kohë që shqiptatët po qetësohen në këto momente, se e shohin që luftën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton ambadadorja amerikane Yuri Kim. Dhe kjo grua e madhe  tani ka hyrë në historinë progresive të Shqipërisë, prandaj jemi të bindur kur themi se, forca e saj e vërtetë, ende nuk është ushtruar në shpëtimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kurse, presidenti i ri i Amerikës, Joe Biden, ndërkohë ua ka bërë të qartë edhe Serbëve, edhe Rusëve që “Amerika do ta zgjidhë me forcë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”. Ndërsa, në të njëjtën kohë, për carin rus Putin, Biden-i tha: “ai është një vrasës”. Ndërkohë gjendja ekonomike në Rusi po shkon drejt mjerimit, kurse budallenjtë tanë të korrupsionit të lartë shtetëror e kanë shpresën te Beogradi dhe Moska; por, deri diku, edhe te Athina.

Janë krejt të pashpresë: por a e kuptojnë dot këtë?

lll.

Po Rama, me kë është në këtë kohë? Është mirë të jetë me politikën amerikane,  sepse thënia e Bashës dhe Berishës kundër reformës në drejtësi, në Uashington është marrë si antiamerikanizëm. Pse, nuk e di Basha që reformën në drejtësi këtu po e drejton drejtpërsëdrejti politika amerikane?!

E pra, këto janë çështjet politike që rrotullohet qark Shqipërisë: kryeministri i saj që po kërkon të hyjë në negociata në favor të pajtimit të palëve në konflikt, në lidhje me çështjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Letra pajtuese e Ramës kundrejt Albin Kurtit; kërkesa e Ramës ndaj Erdoganin për zgjedhjet në Francë; e këtu bashkë: edhe frika e madhe që po tregon korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë; por edhe krimi i organizuar e bishta të tjerë të lidhur me ta: vëllezër, motra, miq, shokë e gazetarë, dhe kapitali i madh, të cilët, të gjithë bashkë, janë marrë me fshehjen e pronave të të korruptuarëve, por edhe me pastrimin e parasë të fituar nga ky korrupsion i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar.

Të gjithë janë afër fundit të tyre, por edhe shqiptarët e Shqipëria janë mu në prag të fitores historike. Dhe të gjithë shqiptatët sot i kanë sytë tek ambasadorja Yuri Kim.

Prisni dhe shikoni…

Artikulli i mëparshëmStudimi i fundit tregon pse koronavirusi lë pasoja të rënda te disa njerëz/ Shkencëtarët nxjerrin detajet…
Artikulli i radhësKLP emëron Elisabeta Imerajn si drejtuese të Prokurorisë së Tiranës