Përmbyset zetori, drejtuesi sillet me urgjencë në Tiranë

0
Përmbyset zetori, drejtuesi sillet me urgjencë në Tiranë

Një 50-vjeçar është aksidentuar rëndë pasi ka dalë nga rruga së bashku me traktorin që po drejtonte vetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qerreshnik rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se 50-vjeçari Faros Zoga ka qënë duke drejtuar pa patentë një traktor përgjatë rrugës së fshatit Qerreshnik,ku ai jetonte.Zoga ishte duke u kthyer në shtëpi pas punës në arë por rrugës ka humbur kontrrollin e traktorit dhe ka rënë në një kanal në anë të rrugës.

Traktori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë 50-vjeçarin,që ka pësuar thyerje gjymtyrësh dhe shembje në shumë pjesë të trupit.

Është dashur ndërhyrja e Repartit Zjarrëfikës për ta nxjerrë të plagosurin nga mjeti.Ai është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit por për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes së rënduar shëndetësore është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Artikulli i mëparshëmZëri Amerikës: Institucionet e reja të drejtësisë shqiptare janë të korruptuara dhe të varura nga politika
Artikulli i radhësArrestohet këngëtari shqiptar në Itali, çfarë fshihte në studion e tij të regjistrimit