U shpall “Dëshmor i Atdheut”/ Familjarët e Arjan Salës: Do të qajë vetëm një nënë sot

0

Xhaxhai i të ndjerit Arjan Sala deklaroi se politika iu gjendë pranë familjes pas ndarjes nga jeta të 32-vjeçarit në betejë me flakët.

Po ashtu ai u shpreh se dorëzimi i certifikatës “Dëshmor i Atdheut” ishte më e mira e mundshme për lehtësimin e dhimbjes.

Ilir Meta, Edi Rama, të gjithë politikanët nuk na lanë vetëm. Nuk duam ta politizojmë çështjen. Kemi dhimbjen tonë që po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmor i Atdheut” dhe mendoj ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen. Sa të qanin shumë nëna do të qaj vetëm një nënë sot. Kemi pasur mbështetje nga të gjithë”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin më parë në shtëpinë e Arjan Salës, ku keyeministri i dorëzoi eshe çertifikatën si “Dëshmor i Atdheut”. 

Artikulli i mëparshëmSonila Qato kundërshton vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit
Artikulli i radhësKLP merr vendime të rëndësishme/ Ja çfarë pozicioni i caktohet Arta Markut në Tiranë