Për nder të Bashkim Finos, PD ul flamurin në gjysmë shtizë

0

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos e ka shuar për pak orë garën politike. Njësoj si institucionet e tjera shtetërore dhe publike, edhe PD-ja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë. Sot Lulzim Basha anuloi takimin elektoral që kishte në axhendë në Fier, qark ku kandidonte Fino për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte në homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare në nder të politikanit të njohur. Në gjysmë shtizë është ulur flamuri edhe në të gjitha institucionet shtetërore por edhe në selinë e PS. Në orën 16:00 të ditës së sotme Bashkim Fino u përcoll në banesën e fundit.

Artikulli i mëparshëmKush ka bërë vaksinat lindore nuk do të lejohet të udhëtojë në BE/ Vuçiç tërbohet me perendimorët
Artikulli i radhësGabime që duhet të ndaloni së bëri në WhatsApp