Deklarata bombë” e mjekut në Londër: Kjo është pikëpyetja e madhe për vaksinën kineze!

    0
    Vaksinimi masiv në Shqipëri, mjeku në Londër jep detajet:

    Leidon Shapo, specialisti shqiptar i shëndetit publik në Londër, ka folur mbi vaksinën kineze, me të cilën në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit masiv.

    Në situatën aktuale ku ndodhet Shqipëria, Shapo u shpreh se nuk ka luksin të presë për vaksina të tjera, ndërsa thekson se ka pikëpyetje në lidhje me efektet dhe efikasitetin e vaksinës kineze në grupmoshën mbi 70 vjeç.

    “Nuk besoj se kjo ndikon në cilësinë e vaksinës, pasi mbahet në kushte frigoriferike normale. Besoj se nga kjo anë duhet të flemë të qetë. Por ajo që ngre pikëpyetje për vaksinën kineze, e cila është mjaft e efektshme për fazat një dhe dy të testimit, por në vende të ndryshme ka treguar efikasitet të ndryshëm. Konsistente në çdo vend kanë qenë efektet anësore. Nga Turqia e dimë që janë bërë rreth 15 milionë vaksinime dhe efektet anësore të raportuara janë të vogla ose të mesme. Nuk kemi raportim të efekteve të rënda. Ky është njëri aspekt, ndërsa tjetri është ai i efikasitetit.

    Në Brazil efikasiteti ka qenë në 54%, i cili është ngjitur në 78% kur janë marrë parasysh rastet e mesme dhe 100% te rastet e rënda, por gjithmonë te grupet e vogla. Sa i përket moshave mbi 70 vjeç, që po vaksinohen në Shqipëri, aty të dhënat çalojnë. Ky është një nga problemet e mëdha edhe në Kinë. Ideja është se në Brazil procesi është nisur mirë dhe më pas ka pasur përplasje me popullatën sepse dhe shkencëtarët brazilianë dhe të tjerë kanë ngritur pikëpyetje në të dhënat në përgjithësi.

    Gjithsesi, ka nga ata që mendojnë se teknologjia e kësaj vaksine, e cila përdor të gjithë komponentin viral dhe jo vetëm një pjesë të genomës, bën që ndoshta kjo të funksionojë më mirë në disa grupmosha të caktuara, e cila mund të jetë 18-59 vjeç. Sa i përket grupmoshës mbi 60 vjeç ka debat”, u shpreh Shapo.

    Artikulli i mëparshëmSerbia duhet të shkatërronte 25 mijë vaksina, por zgjodhi ti shpërndante falas për Ballkanin
    Artikulli i radhësIlir Alimehmeti e thotë troç: Unë nuk do t’ia sugjeroja qytetarëve, ja pse nuk duhet të bëni vaksinën kineze!