Ilir Alimehmeti e thotë troç: Unë nuk do t’ia sugjeroja qytetarëve, ja pse nuk duhet të bëni vaksinën kineze!

0
Vaksinimi masiv në Shqipëri, mjeku Ilir Alimehmeti e thotë

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për situatën pandemike në vend dhe nisjen e procesit masiv të vaksinimit.

Alimehmeti thotë se vaksinën kineze nuk e sugjeron për shkak se nuk ka raportime të plota nga autoriteteve shëndetësore për këtë vaksinë.

‘Vaksinimi është lajm i mirë, por duhet parë çfarë vaksinash kemi. Kemi certifikuar Astra Zeneca, Pfizer, por nuk kemi një gjë të tillë për atë kineze. Nuk kemi të dhëna të plota për vaksinën kineze. Fakti që ka nisur vaksinimi me këtë vaksinë nuk e zhbën faktin që nuk kemi të dhëna të plota për të. Të dhënat e fazës së tretë janë raportuar vetëm në burime mediatike dhe vetëm për efektivitetin. Nuk është raportuar të dhënat e sigurisë. Dmth nuk e dimë dhe kur nuk e dimë duhet të marrim pak kohë. Unë nuk do t’ia sugjeroja qytetarëve. Sepse nuk kemi të dhëna. Kur nek kemi të dhëna, nuk bazojmë dot të dhënat në këtë lloj mënyre. Shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj që të dhënat t’i kemi më të plota. Ndoshta është një informacion ekskluziv.’-tha mjeku në Fax News.

Artikulli i mëparshëmDeklarata bombë” e mjekut në Londër: Kjo është pikëpyetja e madhe për vaksinën kineze!
Artikulli i radhësDigjet makina luksoze e Franceska Jaçes në Vlorë