Shkencëtarët europianë besojnë se kanë zbuluar arsyen se përse vaksina e koronavirusit e kompanisë AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.
Sipas Daily Mail, dy ekipe të ndryshme shkencëtarësh në Gjermani dhe Norvegji kanë zbuluar se vaksina në disa raste bën që trupi të sulmojë trombocitet e gjakut, duke provokuar mpiksje gjaku vdekjeprurëse në tru.
Ekspertët besoojnë se pacientët që kanë dhimbje koke dhe marrje mendsh katër ditë pasi kanë marrë vaksinën, mund të diagnostikohen me shpejëtsi me një test gjaku dhe të trajtohen me ilaçe për hollimin e gjakut.
Norvegjia i ka përdorur të dhënat e këtij studimi për të pezulluar përdorimin e vaksinës britanike.
Ndërkohë vende të tjera i janë rikthyer vaksinimit, edhe pse duket se hezitimi nga ana e qytetarëve është i lartë.
Një ditë më parë u raportua se Kanadaja do të pezullojë vaksinimin e qytetarëve poshtë 55 vjeç. Kjo për shkak se shumica e rasteve të mpiksjes fatale të gjakut janë raportuar te personat nën 55 vjeç.