Bledi Çuçi ‘tërhiqet’ nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, zbulohet kush do ta zërë vendin e tij (DOKUMENT)

0
Bledi Çuçi ‘tërhiqet’ nga Ministria e Brendshme,

Në media po qarkullon një dokument ku shkruhet se Bledi Çuçi ia ka deleguar kompetencat e tij në Ministrinë e Brendshme Besfort Lamallarit.

Ministria e Brendshme do të drejtohet nga Lamallari për një periudhë kohore 25 mars-30 prill.

Mësohet se ky urdhër ka të bëjë me fushatën zgjedhore, pasi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Tashmë pritet që Lamallari bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Bledi Çuçi ‘tërhiqet’ nga Ministria e Brendshme,
Artikulli i mëparshëmPas apelit të Yuri Kim, Vangjel Tavo paralajmëron skandalin që do të tronditë Partinë Socialiste
Artikulli i radhësDajana Shabani bën deklaratën e fortë për moderatoren e Top Channel: Nuk bën për atë punë!