Gjiganit i farmaceutikës, Roche, do blejë “GenMark Diagnostics”, prodhuesin amerikan të testeve të diagnostikimit molekularë, për 1.8 miliardë dollarë, sipas një deklarate të kompanisë zvicerane. Roche do të nisë një ofertë tenderuese për të blerë GenMark me një çmim prej 24.05 dollarë për aksion, në një transaksion të gjithin në para cash’.
Çmimi përfaqëson një prim prej 43% nga çmimi i datës 10 Shkurt i firmës amerikane, përpara se spekulimet mediatike të rrisnin vlerën në treg. GenMark në Kaliforni, ofron teste të diagnostikimit molekularë, që janë projektuar për të zbuluar shumë patogjene nga një mostër e vetme e pacientit. “Blerja e GenMark do zgjerojë portofolin e diagnostikimit molekularë duke përfshirë zgjidhje që mund të ofrojë informacion të shpejtë me rëndësi jetësore për pacientët dhe punonjësit e shëndetësisë, në luftën kundër sëmundjeve infektive”- deklaroi ezkezkeutivi i Roch, Thomas Schinecker. Roche theksoi se kjo blerje, që është miratuar nga bordi i të dy kompanive, pritet të përfundojë në tremujorin e dytë 2021.