Mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV në lidhje direkte ishte mjeku Pëllumb Pipero, i cili dha mendimin e tij që futbolli në vendin tonë duhet të rifillojë.
Por, sipas tij, i takon grupit teknik në Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë vendimin zyrtar për rifillimin e aktiviteteve futbollistike.
Pyetjes se a e ka idenë se kush është drejtuesi i komitetit të ekspertëve, Pipero nuk pranoi të tregonte emrin e drejtuesit të komitetit teknik.
‘Natyrisht që kam dijeni se kush janë. Një pjesë e tyre janë kolegë që shpesh shkëmbejmë ide dhe mendime, por nuk është në tagrin tim të tregoj emrin e drejtuesit të komitetit teknik.
Do t’ju lutesha të mos m’i bëni mua këto pyetje, pasi nuk mund të them më shumë. Bashkë mund të diskutojmë për aspektin teknik, një emër ka, por s’mund t’ua them unë.
Ka një komitet teknik, një komitet ekspertësh. Këto janë institucion, çfarë rëndësie ka emri’, tha Pipero, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit./syri.net