Deklarata tronditëse e gazetarit/ Në Vlorë po i zhdukin trupat në një vaskë me acid, kam dëgjuar se…

0
Trondit gazetari i njohur, bën deklaratën e frikshme në mes

Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisioni ‘Opinion. Ai u shpreh se në Vlorë banditët përdorin një vaskë me acid për zhdukjen e trupave.

Dervishi tha se në Vlorë janë disa persona që duhet t’ua dëgjosh fjalën, në të kundërt përfundon i zhdukur.

“Mua nuk më tremb shumë Elbasani, aty kemi një bandë, po them organizatë kriminale, por ajo që më shqetëson mua është lidhja e tyre me politikën.

Fakti që në Shqipëri, grupet  kriminale në disa qytete filluar nga Vlora, Fieri, Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra unë shikoj që bandat e fuqishme ndonjëherë  janë dhe të paprekura. Bandat ndajnë pushtetin dhe tenderët me politikën. Është shumë e thjeshtë t’i trokasësh një grupi të tillë për një emërim dhe shumë thjesht, emërohesh.

Elbasani është shumë i lexueshëm, unë Vlorën nuk e lexoj dot fare. Për Vlorën kam dëgjuar nga persona që duhet t’ua dëgjosh fjalën se aty ekziston vaska me acid. Këtë unë e kam dëgjuar në Vlorë nga persona, që duhet t’ua dëgjosh fjalën”, tha gazetari.

Artikulli i mëparshëmÇmimet e naftës nën presion / Raportet e Institutit Amerikan të Naftës tregojnë një rritje të inventarit. Bursa për datën 31 Mars 2021
Artikulli i radhësArben Ristani shtang me deklaratën: Zgjedhjet e 25 prillit mund të mos bëhen