Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur planin e investuimeve në infrastrukturë prej 2 000 miliardë dollarësh. Ky plan investimi do të krijojë miliona vende pune. Veç investimeve në rrjetet tradicionale të transportit,plani synon të rrisë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Shtëpia e Bardhë e ka emërtuar këtë plan “American Jobs Plan-Plani Amerikan për Punën”, si një mënyrë krahasimi me dy plane të mëdha të mëparshme, si ‘New Deal’ i Roosevelt’ ose ‘Great Society’ të Lyndon Johnson.
Në prezantimin e planit, Biden ka theksuar se ky plan sjell një investim nga ata që vijnë vetëm një herë në histori dhe që do ta ndihmojë SHBA-në që të ndërtojë ekonominë më inovative në botë.