Zbulohet baza e modifikimit të armëve luftarake/ Zbardhen 3 ngjarje kriminale

0

Policia njoftoi se ka zbuluar një bazë që shërbente për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit. Si rrjedhojë e operacionit 5 persona kanë rënë në pranga dhe 2 janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi; si dhe dy vëllezërit e arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku.

Gjatë operacionit janë sekuestruar arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Artikulli i mëparshëmBasha me qytetarët e Tiranës: Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona
Artikulli i radhësManastirliu: Sot arrijmë në mbi 150 mijë shqiptarë të vaksinuar