Mjeku i njohur ngre alarmin: Dy vdekje të papritura në Tiranë, pasi bënë vaksinën kineze

0

Mjeku Erion Dasho shkruan në faqen e tij në Facebook se kanë ndodhur dy vdekje të qytetarëve që janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinovac.

Dasho shkruan se njërin prej rasteve e ka hetuar vetë, dhe personi ka humbur jetën vetëm 1 ditë pasi ka bërë vaksinën kineze.

Denoncimi i plotë i Erion Dashos:

Rekomandim drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe çështjeve sociale!

Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë.

Kjo thirrje nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm siç është imunizimi ndaj COVID. Thjesht është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të farmakovigjilencës.

Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm!

Mbetem i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë dhe komitetit lidhur me rastin që kam investiguar personalisht.

Image
Artikulli i mëparshëmBasha përkujton 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO: Misioni i ri, anëtarësimi në BE!
Artikulli i radhësA do të kishit guxim të provonit djathin më të “rrezikshëm” në botë? Shikoni çfarë prodhohet në Sardenja