Brazil/ 66 mijë viktima në 30 ditë, Presidenti: ‘Uria vret më shumë se virusi’

0
Brazil/ 66 mijë viktima në 30 ditë, Presidenti: ‘Uria vret më shumë se virusi’

Në Brazil COVID-19, ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave, me mbi 66 mijë të vdekur vetëm gjatë mujit mars.

Viktimat e 30 ditëve të fundit, janë sa dyfishi i viktimave të shënuar muajin e kaluar, ndërsa sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit. 

Presidenti Jair Bolsonaro, është vënë në shënjestër për mënyrën e menaxhimit të krizës, ndërsa një sërë pjesëtarësh të kabinetit të tij dhanë dorëheqjen këtë javë.

Por Bolsonaro reziston kundër kufizimeve, pasi sipas tij uria vret më shumë se virusi.

Të mërkurën, ai madje kritikoi masat e ndërmarra nga guvernatore e kryebashkiakë lokalë. 

“Çdo kush mund të infektohet me virus, çdokush mund të sëmuret rëndë, por uria vret më shumë se virusi vetë. Kemi dy armiq, virusin dhe papunësinë. Është një realitet, e nuk mund ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi.”, u shpreh ai.

Viktimat ditore në Brazil përbëjnë gati çerekun e atyre që shënohen në të gjithë botën.

Artikulli i mëparshëmZgjedhjet e 25 Prillit/ Ja si do jetë fleta e votimit për çdo qark për zgjedhjet e 25 prillit
Artikulli i radhësDetaje të reja mbi arrestimin e oficerit Italian për spiunim: ‘Tradhtoi shtetin për çmimin e një skuteri’