Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu ndodhet sot në Berat me kryeministrin Rama ku po inspektojnë nga afër procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Nga Berati Manastirliu njoftoi se do të nisë vaksinimi i forcave të policisë dhe të gazetarëve.
“Nga sot në drekë nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorët, nesër do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë”, tha Manastirliu.