Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Kukësit, fillimisht ka bërë një ndalesë tek tuneli i Kalimashit, i cili është shprehur kundër traut dhe pagesës së rrugës, pasi kjo penalizon marrëdhëniet me Kosovën.
Për këtë ai u zotua se 25 prilli do të jetë dita që çdo shqiptarë do të votojë ndryshimin dhe heqjen e traut. Ai gjithashtu rrugën e Kombit e ka quajtur si një nga sfidat e mëdha që është tejkaluar dhe një projekt madhor për Shqipërinë.
Ai ka vendosur lule në një bust të Havzi Nelës. Më pas duke iu drejtuar simpatizantëve të PD atje se Rama i ka poshtëruar e diskriminuar për 8 vite, por i ka bërë gabim hesapet më kuksianët.
‘Më 25 prill vullkani i ndryshimit do të bëjë që kuksianët dhe bijtë e tyre do të jetojnë me dinjitet, këtu në Kukësin tuaj, në Kukësin tuaj. Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë pagadinjitoze. Që vjen nga një ekonomi që prodhon, hap vende pune.
Shumë shpejt do të marrë fund diskriminimi. Ju jap fjalën se një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin në Austri do të hapet këtu në Kukës. Jo thjesht dhe vetëm me një qendër arsimimi dhe kualifikimi, investime amerikane, gjermane, austriake, do e kthejmë në atë që e ka bërë zoti, kryeqendër të Verilindjes.
Ju falënderoj nga zemra, që kur nuk u dorëzuat. 8 vite dështime, 8 vite diskriminim, 8 vite poshtërim, 8 vite varfëri, mos i harroni, më 25 prill asnjë votë për atë që ju poshtëroi. Votat tuaja për Partinë Demokratike. Zoti e bekoftë Kukësin dhe kuksianët, fitore!’- tha Basha.
Në një moment Basha vendosi edhe plisin e bardhë, simbol të shqiptarisë, të cilën e mori nga një prej të pranishmeve.