Më 6 prill nis liga e përbashkët Shqipëri – Kosovë

0

Më 6 prill do fillojë liga e përbashkët e basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec të Kosovës me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit. Për shkak të gjendjes me Covid-19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës UNIKE.

Kjo është hera e parë që do të ketë një ligë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll.

Artikulli i mëparshëmBasha pritet në mënyrë madhështore në Kukës: Ramën ta largojmë me votën më masive të shqiptarëve
Artikulli i radhësBiznesmeni shqiptar merr goditjen e fortë, fundoset dhe kunati i tij, iu sekuestrohet pasuria 650 mijë euro