Biznesmeni shqiptar merr goditjen e fortë, fundoset dhe kunati i tij, iu sekuestrohet pasuria 650 mijë euro

0
Biznesmeni shqiptar merr goditjen e fortë, fundoset dhe kunati i tij, iu

Gjykata e Livornos në Itali ka fundosur biznesmenin shqiptar në Itali.

Mediat shkruajnë se është vendosur në sekuestro pasuria e 2 sipërmarrësve, të cilët ishin arrestuar në vitin 2017 për mashtrime me taksat.

Mediat italiane bëjnë me dije se u sekuestrua një vilë, 5 automjeteve (mes tyre një Jaguar), dhe sende të çmuara (përfshirë 10 ora luksoze), apo burime të tjera financiare me një vlerë totale prej 650 mijë eurosh, në pronësi të shtetasit Italian G.Vivaldi, 53 vjeç kunatit të tij shqiptar A. Karamuça, 44 vjeç, të dy banues në Livorno.

Autoritetet hetimore u shprehën se anëtarët e këtyre familjeve kishin një standard shumë të lartë jetese, me blerje luksoze dhe udhëtime jashtë vendit, me një mesatare prej mbi 500.000 eurosh në vit.

Artikulli i mëparshëmMë 6 prill nis liga e përbashkët Shqipëri – Kosovë
Artikulli i radhësVendimi përfundimtar/ Shqipëria do t’i paguajë Becchettit 110 mln euro