Katër persona po hetohen në Itali lidhur me kërcënimet e rënda ndaj ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Për muaj me radhë, ai ka marrë email-e kërcënuese për të dhe familje. Pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Romës, policia ka rënë në gjurmët e 4 të dyshuarve, që të gjithë shtetas italianë, të cilët u identifikuan në provincat e Torinos, Kaljarit, Varezes dhe Ennas. Ata konsiderohen përgjegjës për dërgimin e mesazheve përmes postës elektronikë mes tetorit 2020 dhe janarit 2021, të cilat kishin një përmbajtje tejet kërcënuese.
Në vend të bllokimit, ne godasim familjen tuaj, ju doni që italianët të vdesin nga uria … ne fillimisht shuajmë njerëzit tuaj të afërt.. do ta paguani shtrenjtë terrorin që po shkaktoni, “do të pendohesh që ke lindur”, thuhet në disa prej mesazheve.
Katër italianët e ndaluar ishin të moshës nga 35 deri në 55 vjeç. Disa kanë pasur edhe precedente policore të ngjashme me krimin që tani po përballen, të fshehur pas adresave të postës elektronike të menaxhuar nga serverat e vendosur në vendet jo europiane.