
Mbrëmjen e së shtunës, Papa Françesku mbajti meshën e shenjtë të Pashkës, e dyta që zhvillohet ndryshe për shkak të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në mesazhin e tij dedikuar besimtarëve në Vigjiljen e Pashkëve në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku u shpreh se ‘është gjithmonë e mundur të fillojmë nga e para sepse ekziston gjithmonë një jetë e re që Zoti është i aftë të rifillojë tek ne përtej të gjitha dështimeve tona. Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti’.
“Dhe në këto muaj të errët të pandemisë dëgjojmë Zotin e ngjallur që na fton të fillojmë përsëri, për të kurrë mos e humb shpresën tonë “, shtoi Ati i Shenjtë.
