Kryetari i PAA, Agron Duka ka publikuar në rrjetet sociale një deklaratë të të rinjve ambientalistë për kryeministrin Rama.
LRA ka një falenderim për princin e Emirateve të Bashkuara që u kujdes që Rama të bëjë vaksinën ndaj COVID-19, ndërsa akuzon kryeministrin se po jeton si princ dhe i trajton shqiptarët si skllevër elektoralë.
Në deklaratë, thuhet se Rama ka ëndërr të bëhet ‘’sulltan i madhërishëm’’ i një vilajeti të varfëruar.
STATUSI NGA AGRON DUKA
Kryetari i PAA z. Duka ndan me ju këtë deklaratë të forumit rinor ambientalist të PAA: “Rama jeton me princët dhe si princ – ndërsa shqiptarët i trajton si skllevër elektoralë”.
Lidhja Rinore Ambientaliste (LRA) falenderon princin e Emirateve të Bashkuara dhe i uron që t’i bëhet jeta diell për përkujdesjen e tij princërore për udhëheqësin e përjetshëm të shqiptarëve në varfërim të përhershëm.
E ardhmja e Shqipërisë është një vend demokratik, ndërsa ëndrra e Ramës është për të qenë “sulltani i madhërishëm” i një vilajeti në varfërim shpirtëror dhe ekonomik.
Shqiptarët në 25 Prill do të votojnë pro ndryshimit dhe kundër RamSulltanit.
Shqipëria ka mbi një shekull që i ka shpëtuar robërimit të sulltanëve