Pep Guardiola sulmon FIFA-n dhe UEFA-n: Po i vrasin futbollistët

0
This image has an empty alt attribute; its file name is pep-826x550-1.jpg

Pep Guardiola ka sulmuar ashpër drejtuesit më të lartë të futbollit botëror dhe atij europian, për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur me ndeshje, që sipas tij, po i vret futbollistët.

“UEFA dhe FIFA po i vrasin lojtarët, sepse e kanë ekzagjeruar me ndeshje, janë vërtet shumë. Nuk kemi pasur një pushim në mes të javës që kur kemi nisur sezonin, asnjë, – ka thënë Guardiola me zë të lartë. – Nuk ka asnjë lojtar që të mund ta përballojë gjithë këtë ngarkesë, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Është e pamundur”.

Mançester Siti është në garë në të gjitha kompeticionet (Premier Ligë, Liga e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup). Guardiola zbulon më tej sekretin e serisë së gjatë të fitoreve nga skuadra e tij. “Lojtarët janë qenie njerëzore, nuk janë makineri. I njoh mirë, disa prej tyre janë gjithmonë të inatosur, sepse duan të luajnë çdo ditë, por kjo nuk është e mundur.

Për të pasur një skuadër kompetitive në të gjitha kompeticionit këtë sezon pa tifozë, nëse nuk bën rotacion dhe ndryshime, nuk mund të fitosh. Nëse nuk do të kisha bërë rotacion, nuk do të ishim në pozicionin aktual. Por, kur bëj rotacion dhe fitojmë, jam një gjeni dhe njerëzit thonë: ‘Bravo Pep’. Kurse kur humbim, ata thonë: ‘pse e ndryshoi 

Artikulli i mëparshëmÇmenduria: Fansat paguajnë 5 mln dollarë në pak orë, për të parë fotot private të këngëtares 18-vjeçare (FOTO)
Artikulli i radhësArtan Hoxha jep mesazhin e koduar për ekzekutimin e djeshëm: “Të ishte për mikun kishte kryer punë, por e ka shpëtuar…”