Paris Saint-Germain hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions Leagues.
Skuadra franceze u hakmor ndaj bavarezëve duke i mposhtur 3-2 në “Allianz Arena”.
Kylian Mbappe 3′ dhe Marqunihos 28′ ishin golashënuesit e PSG-së në pjesën e parë, ndërsa Choutpo Moting shënoi për Bayernin.
Pjesa e dytë, nuk ishte aspak më e qetë se e para dhe tregoi se kjo ndeshje është një “finale” e vërtetë. Thomas Muller barazoi rezultatin në minutën e 60-të, ndërsa Mbappe 68′ shënojë një gol të bukur për të mbyllur ndeshjen me këtë rezultat.
Pas një jave, pikërisht më 13 prill do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit në “Parkun e Princave” dhe favorit absolut për të kaluar në fazën tjetër është skuadra e Pochetinos.
Theksojmë se Bayern Munich ishte pa humbje në 32 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.