Kryeministri Rama heq mikrofonin dhe largohet i revoltuar: Po çfarë bëni kështu? Më përdorni mua si…

0
Ndodh e papritura në emision, kryeministri Rama heq mikrofonin dhe largohet

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, ku i është përgjigjur pyetjeve për vaksinat, ekonominë dhe bllokimin e aeroportit të Rinasit.

Teksa emisioni po i drejtohej pjesës së fundit dhe moderatori njoftoi për një hapësirë publicitare, Rama nuk e pranoi, duke thënë se nuk do të rrinte më në emision.

Ai u shpreh se do të largohej, ndaj iu kërkoi gazetarëve të bënin pyetjen e fundit. Më pas, kryeministri hoqi mikrofonin dhe iku nga studio.

Edi Rama: Edhe sa do zgjasë kjo? Sa është ora?

Endri Xhafo: Ora është 11 e 20

Edi Rama: Po çfarë bëni kështu mor? Më merrni mua në orën 9, më thoni 1 orë e gjysmë dhe më përdorni mua si… ça i keni këto emisione 2 orë e gjysmë. Më përdorni për reklama nga gjysmë ore. Nuk rri më gjatë, më bëj pyetjen e fundit. Këtë bëni të gjithë ju, se nuk e bën vetëm ti. Ti e ke mësuar nga Fevziu këtë. Më mbani për blloqe publicitare deri në 12 të natës. Më keni thënë deri në 10 e 20. Më bëni pyetjen e fundit.

Artikulli i mëparshëmKthehet në horror përleshja mes të miturve/ Fëmija therret në qafë dhe përfundon në gjendje kritike për jetën
Artikulli i radhësRama zbulon çfarë i ka kërkuar Komitetit të Ekspertëve/ Ora policore do të…