Kokainë në Durrës/ Vjen reagimi i parë nga administratori i kompanisë: Më arrestuan ortakun, s’e dimë ç’po ndodh…

0
Kokainë e madhe në konteiner, vjen reagimi i parë nga

Erjon Peti, administratori i “Masabi Fruits”, ka folur për herë të parë për kontejnerin me bananem ku u gjetën rreth 200 kg kokainë e nisur nga Ekuadori.

Peti është shprehur se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun, teksa thotë se ai vet nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Ai thotë se aktualisht e ndjen veten të pambrojtur dhe se nuk e kupton se çfarë po ndodh në ngarkesën e bananeve për kompaninë e tij.

”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur. Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit. Nuk po më kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet. Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjestar i firmës, Klajdi Xibraku. Jo jo,” tha Peti për News24.

Artikulli i mëparshëmJa çfarë shkruhej sipër pakove me kokainë, të sekuestruara në Portin e Durrësit/ Nuk do ta besoni fytyrën e kujt kishin të stampuar…
Artikulli i radhësPolicia e Shtetit njësoj si Serbia/ Procedon penalisht të riun në Tropojë sepse ngriti dronin me flamurin e PD-së