Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me minatorët e Bulqizës. Këta të fundit kanë thënë se zgjidhjen e problemeve 30-vjeçare e shohin tek kreu i opozitës. Para tyre, kryedemokrati premtoi se brenda gjashtë muajsh, qeveria e tij do të miratojë statusin e minatorit. Basha tha se ky nuk është premtim fushate por zotim i tij, pasi në programin e Partisë Demokratike është përllogaritur edhe burimin i financimit se si do të bëhet i mundur statusi i minatorëve dhe i naftëtarëve. Lideri demokratik u shpreh se minatorët kanë nevojë për garancinë më minimale që duhet të ketë puna më e vështirë.
“Natyrisht ne e kemi shpallur programin tonë dhe pjesë e programit ka qenë statusi i minatorit, por unë e kuptoj që në morinë e mbulimeve mediatike kjo ka humbur. Ndaj ka nevojë ta përsërisim sepse ka dhe palë qё janë tё interesuara qё tё humbi ky mesazh. Mesazhi ёshtё i thjesht dhe i qartë, brenda 6 muajve tё parё nё dialog me sindikatat e minatorëve dhe naftëtarëve ne do ta miratojmë statusin e minatorit dhe statusin e naftëtarit nё përputhje tё plot me parimet dhe standardet e Bashkimit Europian. Ne e kemi studiuar domethënien e këtij statusi. Nga njëra anё ёshtё e pafalshme qё ju, ndër sektorët mё tё vështirë, ndoshta me i vёshtiri, prej 30 vitesh nuk keni garancitë minimale pёr punën, pagën, pёr jetën, pёr sigurimin e jetës, pёr fëmijët tuaj. Pra garanci minimale pёr punën mё tё vёshtirё qё ka vendi. Jo vetёm mё tё vështirën por edhe mё fitimprurëse. I gjithё vendi dhe e gjithё Shqipёria duhet tё përfitoj nga nafta dhe mineralet. Pa pikë diskutimi, gjithë shqiptarët do të fitojnë, por s’ka si të mos përfitojë komuniteti ku ndodh aktiviteti mineral nxjerrës apo naftë nxjerrës, e në veçanti ata që rrezikojnë jetën e tyre, shëndetin e tyre, që jeni ju minatorët shqiptarë e naftëtarët shqiptarë.”, tha Basha.