Ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare. Pas lëvizjes së orarit policor nga ora 20:00 në 22:00, nga fundjava e ardhshme ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë nuk do të zhvillohen më në orën 13:30, por në orën 15:00.
Gjithashtu organizimi i kampionatit të javës së ardhshme pritet të bëhet e gjitha ditën e shtunë, më 24 prill, duke parë se një ditë më pas, ekzaktësisht më 25 prill do të mbahen Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të Republikës së Shqipërisë.
Orari i ri pritet të ndryshojë edhe për Kategorinë Superiore, por FSHF për javën e 28-të ende nuk i ka bërë me dije oraret, ndonëse të gjitha do të luhen ditën e diel, 18 prill.