Firma italiane Eni ka bërë një zbulim të ri të naftës së lehtë në brigjet e Angolës pas aktiviteteve të kërkimit të rikthyera pas një viti të kufizimeve të pandemisë.
Zbulimi, i bërë të martën, është në Bllokun 15/06. Eni beson se pusi, i shpuar në 500 metra në zonën e kërkimit Cuica, mund të mbajë 200 deri në 250 milion fuçi naftë dhe paraqet zbulimin e dytë të madh të naftës në zonë.
Eni, e cila ka qenë një pjesë aktive e industrisë së naftës së vendit që nga viti 1980, prodhon rreth 120,000 fuçi naftë në ditë në Angola. Firma ka njoftuar një investim të parashikuar prej 7 miliard dollarësh në Angola deri në vitin 2025 në fushat e kërkimit, prodhimit, rafinimit dhe sektorin e energjisë diellore, me objektivin e prerjes së emetimeve të karbonit, krijimin e vendeve të punës dhe diversifikimin e ekonomisë.
Si një anëtare e OPEC, Angola është vendi i dytë më i madh prodhues i naftës në Afrikën nën-Sahariane, duke prodhuar rreth 1.37 milion bpd naftë dhe rreth 17,904 milion metra kub gaz natyror. Sidoqoftë, prodhimi në vend ka qenë nën potencialin e tij të plotë për shkak të investimeve të ulëta në vitet e fundit për shkak të rënies së çmimeve të naftës.
Bursa për datën 12 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 608.25 | + 3.00 |
DIESEL | 501.75 | + 4.75 |
BRENT | 62.58 | + 0.30 |
©aktualitet.al