I vjen e-maili se i afërmi i ka lënë 5 milionë dollarë/ Kosovarit i bëjnë “gjëmën” dhe i vjedhin…

0
I vjen e-maili se një i afërm i ka trashëguar 5 milionë

Gati të gjithë e kemi pranuar një mesazh në e-mail ose në rrjete sociale se një i afërm i yni, që jeton diku larg në botë, për të cilin nuk kemi dëgjuar kurrë më parë, në testamentin e tij na ka përmendur edhe neve, duke na lënë “trashëgim” miliona dollarë.

Por, duket se jo të gjithë e kanë kuptuar se ky është thjesht një mashtrim. Të paktën jo një banor i fshatit Manastiricë e Prizrenit. Burime brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur për gazeten kosovare Sinjali se ai ka paguar 10 mijë euro për t’i tërhequr 5 milionë dollarë, të cilat një person në Facebook i ka thënë se t’i ka lënë trashëgim një i afërm. Njoftohet se prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e këtij rasti, të cilin e ka cilësuar si “Mashtrim”.

Artikulli i mëparshëm“Ambasada Amerikane bëhet me më të fortin”/ Deklarata e Çanit i le pa fjalë të ftuarit në studio
Artikulli i radhësAksidenti në Përrenjas, plagoset këngëtari i njohur i muzikës popullore (EMRI)