Mediat greke i kanë kushtuar një artikull vizitës së Ramës në Gjirokastër dhe veçanërisht takimit me Ministrin e Kulturës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.
Një shtëpi tradicionale u restaurua në Gjirokastër nga TIKA, por mediat greke e kanë vlerësuar këtë si një rivendosje të trashëgimisë osmane në qytetin jugor.
Madje ato akuzojnë Ramën si një pro-turk dhe që nuk fsheh as ndjenjat e tij për Turqinë apo marrëdhëniet e veçantë me Erdogan.
Gjirokastra sipas mediave greke është qendër e pakicës së tyre, ndërkohë që qeveria shqiptare deri më sot nuk ka tentuar të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës të lidhur me fenë ortodokse në rajon.