Nuk ka Euro 2020 për Mario Diks, asistenti protagonist i gafës së pabesueshme në rastin e golit të Ronaldos në fund të ndeshjes Serbi-Portugali, që i kushtoi portugezëve dy pikë. Arbitri hollandez Makkelie ka njoftuar se ai nuk do të punojë më me bashkatdhetarin e tij. “Ky është një zhgënjim shumë, shumë i madh për mua pak para Kampionatit Evropian – tha ai – unë shpresoja për më shumë mbështetje, mirëkuptim dhe besim pas bashkëpunimit të frytshëm në vitet e fundit”.
Makkelie e zbuloi zgjedhjen pa u thelluar shumë mbi argumentin. “Është e vërtetë që Jan de Vries ka zënë vendin e Mario Diks në ekip – shpjegoi ai – është një çështje e brendshme e ekipit. Për respekt ndaj Marios, por edhe në interes të ekipit, nuk do të bëjmë ndonjë deklaratë mbi arsyen e ndryshimit”. Arsye që duket mjaft e qartë, duke pasur parasysh zhurmën që shkaktoi pavëmendja e tij në Beograd, kur ai nuk e kuptoi se topi i goditur nga CR7 kishte kapërcyer dukshëm vijën e portës. Pa Var (mungon në kualifikimet e botës), figura e keqe i kushtoi vendin asistentit të shpërqendruar.