Moderatori Blendi Fevziu komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ gjetjen e depove të armëve në Tiranë falë operacionit të mirëorganizuar ‘Kompleks’.
Fevziu u shpreh se po të kishte shpërthyer ajo depo me armë, edhe çatia e televizionit Klan do të kishte përfunduar në Dajt.
“Po të kishin shpërthyer ato, kjo çatia e Klanit do të ishte në Dajt për momentin,”- tha Fevziu.
Depoja e armëve me qindra pistoleta, kallashnikovë e dylbi u sekuestrua pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Kompleks”. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim Sokol Xhura.