Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Ndroq. Viktima dyshohet se është përplasur nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në rrugë. Me një njoftim për mediat policia bën me dije se autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa kanë nisur hetimet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.