OPEC, optimiste për vitin 2021. Pritet rritje e kërkesës botërore për naftë prej zbutjes së pandemisë. Bursa për datën 14 Prill 2021

0

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka rritur projeksionet për kërkesën botërore të naftës këtë vit, për shkak të pritshmërive se pandemia do të tërhiqet, duke ofruar mbështetje për kartelin dhe vendet aleate.  Kërkesa do të rritet me 5.95 milionë fuçi në ditë në vitin 2021, apo me 6.6%, sipas projeksionet të Organizatës në raportin mujor.

Kjo vjen në rritje me 70,000 fuçi në ditë nga parashikimi i muajit të kaluar.  “Pasi intensiteti i pandemisë së Covid-19 të tërhiqet, për shkak të programit të vaksinimit,  masat e distancimit social dhe ndalimi i udhëtimeve pritet të largohet, duke rritur lëvizshmërinë”- deklaroi OPEC.  Rishikimi në rritje shënon një ndryshim nga qasja e muajit të kaluar, ku OPEC uli pritshmëritë për kërkesën, për shkak të zgjatjes së masave të karantinës.  Rimëkëmbja e mëtejshme mund të bëjë që OPEC dhe vendet aleate që njihen si OPEC+, të zhbëjnë një pjesë të shkurtimit të prodhimit. Çmimet e naftës kanë prekur nivele të larta të para pandemisë këtë vit, në mbi 70 dollarë për fuçi, nxitur nga pritshmëritë për rimëkëmbje ekonomike.

Bursa për datën 14 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA627.25+ 14.25
DIESEL518.00+ 18.25

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmZgjedhjet/ Këto janë milionat e hedhura për reklama në FB nga kandidatët dhe partitë në Shqipëri
Artikulli i radhësMero Baze “ironizon” sistemin e patronazhit të PS-së, qytetari i bën komentin epik (FOTO)