Gazetari i njohur Arjan Çani ka komentuar publikimin i një database të dhënash që dyshohet se Partia Socialiste i ka marrë nga E-Albania.
Pjesë nga intervista
Temë e ditëve të fundit ka qenë edhe publikimi i një database të dhënash që dyshohet se Partia Socialiste i ka marrë nga E-Albania. A do e bëjë kjo pis procesin e zgjedhjeve?
Sigurisht që e bën pis. Ky nuk është vend ku skandalet janë të rralla, kjo thjeshtë i shton baltën. Kjo do të ketë një impakt të vogël elektoral. Ata që mund të skandalizohen janë të huajt, siç thoshte Kim, nëse doni ndryshimin duhet të votoni ndryshimin dhe nëse doni kriminelët duhet të votoni kriminelët.