Gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku përfundojnë në SPAK, çfarë pritet?

0
Gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku përfundojnë

SPAK ka thirrur për të dëshmuar lidhur më databazën e PS-së me të dhënat personale të 910 mijë personave në Shqipëri dy gazetarë të njohur njëkohësisht edhe drejtues të Lapsi.al Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Gazetarët e njohur që publikuan databazën janë thirrur ditën e sotme në orën 13:30 për te dëshmuar ne prokurori  lidhur me këtë çështje.Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme nisi më herët hetimet në lidhje me databazën e votave të Partisë Socialiste.

SPAK do të sekuestrojë serverin e e-Albania për të krahasuar të dhënat me qëllim identifikimin e burimit ku janë marrë të dhënat personale të qytetarëve.

Në rast se provohet se databaza në fjalë po përdoret në fushatë, dosja duket se do të qëndrojë në SPAK si krim zgjedhor.

Nxjerrja e të dhënave personale përbën vepër penale dhe ndëshkohet edhe në rast se nuk bëhet për qëllime zgjedhore, por në këtë rast hetimi mund të jetë kompetencë e Prokurorisë së rrethit.

Artikulli i mëparshëmPërmbyllet mega-operacioni/ Ja kush është klani më i fuqishëm mafioz në Katania. Rezulton se ka prona edhe në Shqipëri
Artikulli i radhësE rëndë/ Arrestohet mjeku shqiptar, Prokuroria jep detaje (EMRI)