Italia rikthen tifozët në stadium, nga 1 maji

0

Më 1 maj, në stadiumet e Serie A do të shohim sërish spektatorë. Të paktën kështu ka raportuar “Ansa”, por bëhet fjalë vetëm për zonat e quajtura të verdha.

“Do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar.

Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm”, raporton media italiane.

Nëse ky vendim do të hyjë në fuqi, atëherë java e 34 e Seria A do të ishte me praninë e tifozëve, të cilët i kanë munguar shumë futbollit gjatë këtij sezoni.

Artikulli i mëparshëmGoogle në ndihmë të përpjekjeve globale të vaksinimit
Artikulli i radhësReportazhi i rëndë i medias gjermane: Edi Rama nuk pranoi ta intervistonim, i frikësohej pyetjeve për pandeminë dhe korrupsionin