HEC-et, “hedhin sytë” nga burimet alternative – Impiant për prodhimin e energjisë nga era në Lanabregas, fuqia e instaluar, 2 MW

0

Hidrocentrali i Lanabregasit po avancon me projektin për ndërtimin e një impianti eolik, për prodhimin e energjisë nga era, duke synuar shtimin e kapaciteteve prodhuese. Përmes një procedure tenderuese, kjo shoqëri kërkon hartimin e projektit dhe preventivit për ndërtimin e  centralit, teksa më herët është realizuar edhe studimi i fizibilitetit që ka përcaktuar se zona ku do të vendoset centrali do të jetë Zall Herri, ndërkohë që fuqi a e instaluar do të jetë 2 MW.

Gjithashtu, studimi i fizibilitetit ka përcaktuar se afati i pritshëm i vënies në punë do të jetë 12 mua, ndërsa jetëgjatësia e pritshme e turbinës, 15 vjet. Tenderi për realizimin e studimit të fizibilitetit u hap në muajin maj të vitit të kaluar, ndërkohë që pas përfundimit të tij i hapet rruga pikërisht projektimit të impiantit.

Sipas shoqërisë, nisur nga shpenzimet e shumta vjetore që shoqëria HEC Lanbregas, ka si pasojë e pagesës së energjisë elektrike që konsumohet nga stacioni i pompimit, u pa e nevojshme studimi për burime të tjera alternative të rinovueshme me qëllim fuqizimin ekonomik dhe mbarëvajtjen e kompanisë. Kjo nuk është hera e parë që hidroencetralet planifikojnë të shfrytëzojnë burime alternative të prodhimit të energjisë.

Kështu, Korporata Elektorenergjetike Shqiptare planifikon ndërtimin e impianteve lundrues fotovoltaikë mbi rezervuarin e HEC-it të Vaut të Dejës. Po ashtu, një impiant lundrues pritet të instalohet nga kompania Statcraft mbi rezervuarin e hidrocentralit të Banjës.

Artikulli i mëparshëmFOTO/ Përcillet në banesën e fundit princ Philip, ceremonia bën bashkë William e Harryn
Artikulli i radhës“Vaksina kineze Sinovac rezulton 67% efektive” – Kili i bashkohet vendeve që kryejnë studime për Coronavac