Faqja zyrtare e Barcelonës ka shpërndarë një video ku shihet Lionel Mesi i cili ngre i lumtur trofeun.
Sulmuesi argjentinas, Lionel Mesi ka arritur të thyejë një rekord të ri në futboll. “Pleshti” tani është i vetmi futbollist në histori që ka shënuar +30 gola me skuadrën e tij për 13 sezone radhazi.
Mesi me dy golat ndaj Bilbaos në finale, u bë lojtari i parë në histori që arrin këtë rekord, duke tejkaluar emra si, Gerd Myler dhe Fernando Pejroteo. Këta të fundit, kishin shënuar +30 gola në 12 sezone radhazi.