KQZ letër partive politike: Hiqni posterat nga godinat publike!

0
KQZ letër partive politike: Hiqni posterat nga godinat publike!

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një kërkesë për marrje masash dy partive më të mëdha në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Sipas KQZ, të dyja këto parti nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kështu, KQZ thekson se ndalohet në mënyrë taksative afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë e rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit dhe në shtyllat e ndriçimit, gjë të cilën, sipas këtij institucioni, PD nuk e ka zbatuar. Lidhur me këtë, KQZ i kërkon PD-së të heqë menjëherë të gjitha materialet e vendosura në ambientet e cituara më lartë.

Ndërkohë, KQZ i drejtohet me letër edhe PS-së, ku shprehet se partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve, e duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike, edhe nëpërmjet materialeve propagandistike. “Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”, thuhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.

Artikulli i mëparshëmPër tre orë në çdo cep të botës
Artikulli i radhësE braktis burrin pas 2 muajsh martesë, krushqit i kërkojnë 3 milion lekë të atit për fjetjen, ushqimin dhe shpenzimet e tjera