Një ndeshje basketbolli për femra në Indiana përfundoi me akte dhune kur një prej arbitrave u përfshi në një përleshje me dy spektatorë dhe një lojtare në fushën e lojës.
Incidenti ndodhi në Pacers Athletic Center në Westfield fundjavën e kaluar dhe bëri xhiron e botës, pasi videoja u publikua në rrjetet sociale.
Në këtë ndeshje po përballeshin ekipet e reja të femrave të Baylor Basketball dhe Indiana Elite.
Ngjarja u regjistrua në fund të takimit, ku arbitri pas një debati me një spektator që e po filmonte e pa veten në tokë me tre persona që e sulmonin, ku dallonte dhe një lojtare.