Një familje me tetë anëtarë, u ekzekutua nga disa sulmues të panjohur. Ngjarja e rëndë ndodhi në një Xhami në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar, të shtunën në mbrëmje.
Pesë vëllezër dhe tre kushërinj të tyre meshkuj u vranë, sipas guvernatorit Zia Ul Haq.
“Të shtënat ndodhën në kohën e lutjes. Ky ishte një sulm i shënjestruar dhe informacioni fillestar tregon se një mosmarrëveshje tokësore ishte arsyeja”, tha Amarkhil.
Përplasjet për mosmarrëveshjet për tokën janë të zakonshme në të gjithë Afganistanin. Të ashtuquajturat gjakmarrje mund të zgjasin me dekada.
Prillin e kaluar, të paktën gjashtë anëtarë u vranë dhe gati 20 të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura për tokën e diskutueshme në të njëjtën krahinë.