Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë fitime javore prej mbi 6%, kryesisht për shkak të përmirësimit të parashikimeve për rritjen e kërkesës. Ekonomia amerikane dhe ajo kineze kanë shfaqur shenja të rigjallërimit, duke larguar shqetësimet për rritjen e infektimeve me Covid-19 në disa rajone të botës.
India tashmë është kthyer në epiqendrën e pandemisë, dhe po regjistron mbi 100 mijë raste të reja çdo ditë. Edhe disa vende europiane, sidomos Gjermania dhe Franca, kanë shtrënguar masat kufizuese si pasojë e rritjes së infektimeve.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 66.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 63.5 dollarë për fuçi. Analistët parashikojnë se çmimet do të qëndrojnë në nivele të larta edhe për një kohë të gjatë, pavarësisht se në treg mund të hidhet më shumë naftë. Për momentin, rritja e konsiderueshme e shitjeve me pakicë të karburanteve në SHBA dhe rënia e nivelit të papunësisë përkthehet në më shumë makina në qarkullim, në rrugët e ekonomisë më të madhe në botë.
Bursa për datën 19 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 631.50 | + 1.75 |
DIESEL | 522.25 | – 1.00 |
BRENT | 66.26 | + 0.34 |
©aktualitet.al